Dita e viktimave në aksidentet rrugore, Shkodra, 10 aksidente më pak në 5 muaj

Sociale | 3 vite më parë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të përkujtimit të viktimave nga aksidentet rrugore, gazetari ishte dëshmitar i një aksidenti në fshatin Trush në aksin Shkodër-Velipojë.

Një automjet tip Ford që drejtohej nga një i ri u përplas me barrierën anësore të rrugës por fatmirësisht nuk u lëndua shoferi që po udhëtonte i vetëm.

Sipas burimeve zyrtare të policisë shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve. Sipas të dhënave nga policia aktualisht në të gjithë Qarkun janë 13 akse rrugore që cilësohen si njolla të zeza për aksidentet.

Në rrethin e Shkodrës cilësohen si njolla të zeza akset Shkodër- Bushat, Shkodër-Vija e Vrakës, Shkodër-Velipojë, Shkodër-Mjedë, Shkodër-Muriqan dhe Krye Bushat-Mjedë.

Ndërkohë qytetarët i drejtohen me një apel institucioneve që të kthejnë vëmendjen nga aksi Shkoder-Hani i Hotit. 

Megjithatë referuar shifrave të INSTAT numri i aksidenteve në këtyre qark ka rënë. Në 5 mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 7 aksidente me 11 të vdekur dhe plagosur, ndërsa në 5 mujorin e parë të vitit 2022 numri ishte më i lartë me 12 aksidente dhe 21 viktima dhe të plagosur.

15 Nëntori njihet si Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor  e cila organizohet çdo vit, për të kujtuar miliona të vrarë dhe të plagosur në rrugët e botës, së bashku me familjet e tyre, miqtë dhe të tjerë të prekur nga këto tragjedi.

Gazetar: Mirsad Rakaj

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme