Dita ndërkombëtare e artizanatit, çelet në Shkodër panair me punimet e veçanta të artizanëve

Sociale | 2 vite më parë

10 qershori është dita Ndërkombëtare e Artizanatit në kuadër të kësaj dite  shoqata e artizanatit dhe zejeve në bashkëpunim me bashkinë Shkodër, hapi sot panairin në pedonalen “Kolë Idromeno”.

 “Këtë panair kanë ndikuar shumë në punimin e artizanalëve dhe kontribuon edhe në zhvillimin e ekonomisë. Ka pasur mjaft të rinj të cilët kanë filluar zanate të reja duke parë panairin dhe duke parë prodhimet”, tha Zef Gjini, Kryetar i Shoqatës së Artizanëve dhe Zejeve

Ishin punimet e veçanta të artizaneve të palodhur të cilët krijuan një atmosferë ndryshe në rrugën kryesore të qytetit. Ndërsa një vëmendje po i kushtohet edhe rikthimit të zanateve te cilat janë drejt zhdukjes.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe përformancat artistike të shkollës së mesme “Prengë Jakova” . Ndërkohë ky panair do të jete i hapur deri me date 16 qershore.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme