Dixhitalizimi i Agjencisë së Kadastrës, qeveria miraton 4,5 mln euro fonde për regjistrimine e 3,1 milion pasurive të paluajtshme

Me botimin më 3 mars në Fletoren Zyrtare të vendimit të qeverisë për buxhetin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për vitin 2023, zbatimi i këtij buxheti ka hyrë tashmë në fuqi.
Sipas vendimit nr. 111 rreth 4,5 milionë euro është fondi i vënë në dispozicion të Agjencisë për zbatimin e projektit të dixhitalizimin e kartelave të 3,1 milionë pasurive të paluajtshme.
Totali i shpenzimeve ASHK-në për vitin 2023 parashikohen të jenë 5,6 miliardë lekë. Të ardhurat do të jenë në vlerën e 5,8 miliardë lekëve.
Projekti për dixhitalizimin e pronave është prezantuar në dhjetor të vitit 2021. Periudha e implementimit është në dy faza, janar 2022 deri dhjetor 2023.
Projekti synon dixhitalizmin e plotë të kartelave të pasurive të paluajtshme dhe skanimi i referencave.
Me implementimin e tij sipas vendimit do të dixhitalizohen të dhënat kadastrale për rreth 3,187,000 pasuri dhe skanimi i rreth 2,252,000 dosjeve.
Përfundimi i procesit të regjistrimit fillestar në të gjithë vendin, si dhe modernizmit të të sistemit të regjistrit të pasurive të paluajtshme me qëllim automatizimin e shërbimeve, përditësimin e të dhënave dixhitale të kartelës dhe hartës treguese të regjistrimit, do të garantojnë informacionin e regjistruar për të gjitha pasuritë në Shqipëri.
Faza e I e projektit përfshin skanimin e të gjithë referencave të pasurive të paluajtshme.
Faza II është skanimi dhe dexhitalizmi i kartelave të pasurisë që aktualisht janë manuale. Kjo fazë do të përfshijë 1,693 zona kadastrale dhe do të zbatohet gjatë 2023.
Në prezantimin e projektit Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame tha se aktualisht nga 4,7 milionë pasuri të paluajtshme vetëm 2,8 milionë pasuri kanë referencë pasurore dhe vetëm 700,000 prona rezultojnë të regjistruara me dosje të plotë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




