“Do të çelim një fazë të re të IKMT”, Balla: Të parandalohet ndërtimi pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit duhet të garantojë parandalimin e çdo forme ndërtimi pa leje dhe mbi të gjitha ndëshkimin penal të kundërvajtësve. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla gjate inspektimeve të punimeve për prishjen e disa objekteve pa leje, që i hapin rrugë vijimit të Unazës së Madhe të Tiranës, në zonë e mbikalimit të Shkozës.
Ministri gjithashtu beri me dije se edhe për punonjësit e IKMT-së do të ketë rritjen të pagës gjatë vitit 2024.
Drejtori i IKMT-së Ervin Hoxha tregoi edhe listën e objekteve që do të shemben sa i takon punimeve të Unazës së Madhe.
Ministri i Brendshëm porositi punonjësit e IKMT-së edhe për funksionin e tyre kryesor që është mbrojtja e mjedisit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




