“Do të zëvendësojnë njerëzit”, Musk: Inteligjenca Artificiale do të bëjë gjithçka

Botë | 3 vite më parë

Elon Musk tha gjatë një bashkëbisedimi me kryeministrin britanik Rishi Sunak se do të vijë një ditë kur njerëzit nuk do të kenë nevojë për një punë pasi Inteligjenca Artificiale do të bëjë gjithçka. Biseda e tyre lidhur me Inteligjencën Artificiale erdhi pas mbylljes së Samitit dy ditor të Sigurisë në Britani të Madhe.

“Do të vijë një pikë, kur nuk do të ketë nevojë për punë. Mund të keni një punë nëse doni të keni një punë, vetëm për kënaqësi”, i tha Musk kryeministrit britanik.

“Inteligjenca Artificiale do të jetë në gjendje të bëjë gjithçka”. Nuk e di nëse kjo i bën njerëzit të rehatshëm ose të pa rehatshëm”, shtoi ai mes tjerash.

Diskutimet lidhur me rrezikun që mund të përbëjë AI për zëvendësimin e fuqisë punëtore në disa profesione të caktuara kanë qenë të dukshme në muajt e fundit pas ndërtimit të Chat GPT dhe kompanive të ngjashme të inteligjencës artificiale.

Gazetar A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme