DPSHTRR sjell projektin risi për Sistemet Fotovoltaike në 9 Drejtori Rajonale

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se në buxhetin e vitit 2022 dhe vijim kanë alokuar financimin e Projektit për Sisteme Fotovoltaike moderne, për 9 Drejtori Rajonale. Sipas njoftimit synohet shfrytëzimi 100 përqind të tarracave e hapësirave diell-mbledhëse.
Kompleksi i ri i DRSHTRR Berat do të jetë pikënisja e një projekti 3-vjeçar, në rang vendi, bazuar në studime të leverdisë dhe kthimit të investimit.
Krahas standardeve të eficiencës energjitike të aplikuara në çdo investim prej vitit 2019, DPSHTRR mbron ambientin, stabilizon koston e energjisë duke eliminuar rrezikun e varësisë nga rrjeti dhe rritjen e shpenzimeve si edhe maksimizon shfrytëzimin në teknologji miqësore me mjedisin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




