Drake vishet kuq e zi në klipin e këngës së tij të re

Kulturë | 3 vite më parë

Një ditë pasi Shqipëria festoi 111-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, rreperi kanadez me famë botërore Drake ka publikuar videoklipin e këngës së tij të re “Polar Opposites”, ku shfaqet i veshur me një xhaketë që ka të qëndisur flamurin shqiptar. Këngëtari i njohur shfaqet duke valëvitur flamurin kuqezi në videoklipin më të fundit nga albumi i tij “For oll the Dogs”.

Në pjesën më të madhe të videos ai shfaqet duke luajtur poker në bordin e një anijeje që si duket ndodhet në detin Adriatik.

Ndërsa në një moment, reperi përmend edhe Prishtinën. Shqiptarët kudo në botë kanë nxituar të komentojnë në klipin e publikuar në Youtube duke vlerësuar këngën.

Aplikacioni muzikor Spotifaj njoftoi se Drake është renditur e vendin e katërt në mesin e artistëve botërorë pas The Uikend , Bed Bany dhe mbretëreshës së Popit Tejlor Suift.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme