Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan: Në gatishmëri, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan bëri të ditur se në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan po kryejnë me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e ngarkuara.

Sipas njoftimit për shtyp, 10 KZAZ dhe 508 Qendrat e  Votimit, janë marrë në ruajtje nga punonjësit e Policisë.

“Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vijojë deri mëngjesin e ditës së nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë punën Komisionet e Qendrave të Votimit dhe Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor. Të gjitha detyrat e përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan janë realizuar me përpikëri dhe në përputhje me procedurat standarde.”, njofton policia.

Grupi i drejtimit dhe monitorimi

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është ngritur dhe po funksionon grupi drejtues, me detyrë monitorimin në kohë reale të situatës, ndjekjen e zbatimit të detyrave operacionale, si dhe përpunimin dhe menaxhimin e informacionit, me synimin për të garantuar komunikimin e menjëhershëm me median dhe publikun.

“Deri në këto momente, situata e rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme. Policia e Elbasanit, mbetet në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj në funksion të garantimit të rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim sigurimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe të rregullt.”, mbyllet njoftimi i policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme