Drejtuesi politik i LSI në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, prezanton kandidaturën për deputete të Esmeralda Qirkos në këtë qark

Politikë | 6 vite më parë

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka prezantuar kandidaturën për deputete të Esmeralda Qirkos në këtë qark. Me anë të një statusi në “Facebook”, Çela e cilëson Qirkon si një intelektuale dhe një përfaqësuese të jashtëzakonshme të vlerave dhe qytetarisë beratase, duke shtuar se ajo është një sipërmarrëse e ndershme që punëson mijëra familje në Berat dhe të gjithë Shqipërinë, në sektorin fason.

“Kënaqësi e veçantë sot për mua dhe LSI Berat, të prezantonim Znj. Esmeralda Qirko, përfaqësuesen e ardhshme të LSI në parlamentin e ardhshëm. Znj. Qirko është një intelektuale, një përfaqësuese e jashtëzakonshme e vlerave dhe qytetarisë beratase.

Znj. Esmeralda Qirko është një grua me kurajo, energjike, dhe ne jemi të bindur se do të jetë përfaqësuese e denjë e qytetarisë dhe gruas beratase, e sipërmarrjes së ndershme, e sidomos edhe e biznesit fason. Si mësuese e matematikës, Esmeralda ka shërbyer në misionin fisnik të mësimdhënies për vite me radhë në Berat. Prej rreth 27 vitesh, ajo kontribuon në sektorin e biznesit fason dhe është një nga sipërmarrëset më të suksesshme e të ndershme të këtij sektori që punëson me mijëra familje në Berat e në të gjithë Shqipërinë. Sot është një ditë e bukur për LSI. Sot është një ditë e bukur për Beratin. Vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë! LSI rritet përditë”, shkruan ai.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme