Dudushi: Do e miratoni të vetëm pr/ligjin? Bushka: Nëse s’ka konsensus, po!

Drejtuesi i emisionit “3D” Alban Dudushi ka pyetur kryetaren e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka që pavarësisht nëse bashkëpunon ose jo opozita, ju jeni të vendosur që këtë projektligj ta miratoni edhe vetëm?
Nga ana e saj deputetja e PS-së, Bushka u shpreh që është në interesin tonë, të opozitës dhe të publikut të gjendet një konsensus i gjerë për këtë projektligj por në mungesë të këtij konsensusi, mazhoranca mund ta miratojë vetë këtë ligj.
“Ne urojmë që opozita ti bashkohet kësaj nisme sepse është në interesin publik që opozita të jetë pjesë por në çdo rast ka ardhur momenti që duhet ta kemi një ligj dhe e mira është të gjejmë një konsensus dhe një dakordësi më të plotë por natyrisht ne do e bëjmë edhe vetë”, theksoi Bushka
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




