Dumani takim me zyrtarin e lartë amerikan. Obrajan: Reforma në drejtësi, thelbësore për integrimin

Zyrtarët e SPAK dhe pjesëtarët e ekipit të OPDAT-it në Ambasadën e SHBA-së kanë vijuar takimet në Uashington. Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar takime në Byronë Federale të Hetimit, në Seksionin e Rikthimit të Aseteve të përftuara nga Pastrimi i Parave në Departamentin e Drejtësisë, si dhe në Departamentin e Thesarit.
Po ashtu, Dumani u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Xhejms Obrajan (James O’Brien) dhe ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Në fjalën e tij gjatë takimit, Obrajan ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me reformën në drejtësi, që sipas tij, është thelbësore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “I kënaqur që u takova me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar
SHBA mbështet fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha ai.
Grupi do të vazhdojë udhëtimin studimor me takime të tjera në Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Drejtësisë dhe Administratën kundër Narkotikëve (DEA).
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




