Dy ankesa nga Partia Socialiste për Himarën, Kolegji Zgjedhor i kërkon KQZ-së të sjellë afatet e reja për zgjedhjet

Kolegji Zgjedhor ka marrë në shqyrtim kërkesën e PS, e cila paditi KQZ, pasi Komisioni Rregullator nuk miratoi afatet për organizmin e zgjedhjeve në Himarë, të cilat pritet të mbahen më 4 gusht.
Projektvendimi parashikonte të gjitha afatet proceduriale të cilat janë të reduktuara në kohë dhe që respektojnë kronologjinë e veprimeve të cilat parashikohen nga Kodi Zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Himarë.
Pasi Kolegji Zgjedhor dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi që KQZ të paraqesë një projektvendim të ri për afatet e procedura të zgjedhjeve për Himarën. Në orën 19:00, KQZ do sjellë në Kolegjin Zgjedhor afatet e reja, më pas ky i fundit do të vendos.
Gazetare: Rugova Dunisha
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




