Dyfishohet sipërfaqja e tokave të ujitura

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se brenda 7 vjetëve sipërfaqja e ujitjes së tokave bujqësore në Shqipëri është mëse dyfishuar “Sot ujisim 255 mijë hektarë tokë buke nga 120 mijë hektarë që ishte sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore në vitin 2013” shkruan zoti Rama në Facebook. Ai sjell në vëmendje investimet që janë kryer në sistemet ujitëse të fushave të Myzeqesë. “Plot 7 mijë hektarë tokë bujqësore vaditen sot vetëm në Myzeqe pas rindërtimit të kanalit kryesor në Çukas të Lushnjës” bën të ditur zoti Rama. “Kemi rritur investimet në ujitje me 188% duke investuar rreth 3.5 miliardë lekë për t’i lehtësuar fermerëve aktivitetin duke ndikuar dhe në rritjen e prodhimit bujqësor në Myzeqe dhe jo vetëm” tha Kryeministri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




