Egjipti nënshkruan marrëveshje për blerjen e 30 avionëve Rafale nga Franca

Botë | 6 vite më parë

Egjipti ka nënshkruar marrëveshje për të blerë 30 avionë luftarakë Rafale nga Franca, bëri të ditur zëdhënësi i forcave të armatosura të vendit, Tamer al-Refai.

Tamer al-Refai në Twitter tha se një marrëveshje u nënshkrua midis Forcave të Armatosura Egjiptiane dhe kompanisë Dassault Aviation SA të Francës.

Ai theksoi se marrëveshja u bë përmes një huazimi financiar që do të shlyhet për të paktën dhjetë vjet.

Megjithatë, zëdhënësi nuk përmendi vlerën e marrëveshjes.

Al-Refai po ashtu kujtoi se një marrëveshje e ngjashme për blerjen e 24 avionëve luftarakë Rafale ishte bërë midis Kajros dhe Parisit në vitin 2015.

Më herët, ueb-faqja hulumtuese Disclose tha se marrëveshja është me vlerë 3,75 miliardë euro.

Ajo zbuloi se shitja e madhe e armëve nga Franca në Egjipt u nënshkrua “fshehurazi” më 26 prill me kërkesë të presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.

Përveç marrëveshjes së avionëve luftarakë, marrëveshja e dakorduar midis dy shteteve gjithashtu ka të bëjë me dy kontrata të tjera me konsorciumin e prodhimit të raketave me bazë në Francë MBDA dhe firmën e avionikës Safran Electronics & Defense, me një vlerë të përgjithshme prej 200 milionë eurosh.

Si rezultat, vlera përgjithshme e marrëveshjes së muajit të kaluar arrin vlerën 3.95 miliardë euro.​​​​​​​/AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme