Ekspert i politikës dhe sigurisë, Boris Pistorius emërohet ministri i ri i Mbrojtjes së Gjermanisë

Botë | 4 vite më parë

Kancelari gjerman Olaf Sholz ka vendosur të emërojë Boris Pistorius si Ministër të Mbrojtjes, pas dorëheqjes nga ky post i Kristine Lambreht. Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë gjermane, 62 vjecari Pistorius, I cili që nga viti 2013 ka shërbyer si ministër i Brendshëm i landit të Saksonisë së Poshtme, do të marrë të enjten emërimin në detyrë nga presidenti I vendit dhe më pas do të betohet në Bundestag.

“Jam shumë I kënaqur të kem një politikan të shquar në postin e ministrit të mbrojtes. Pistorius është një politikan me përvojë të jashtëzakonshme, i sprovuar dhe i testuar në administratë, që ka vite që merret me politikën e sigurisë. Me kompetencën, këmbënguljen dhe zemrën e tij të madhe, është pikërisht personi i duhur për të udhëhequr ministrinë”, u shpreh kancelari gjerman.

Marrja e detyrës nga Pistorius vjen para se një grup kontakti për mbrojtjen e Ukrianës të takohet në bazën ajrore amerikane në Ramshtajn të Gjermanisë, takim ky i organizuar nga sekertari amerikan i mbrotjes Lloyd Austin që do të përqëndrohet tek kriza në Ukrainë dhe çështje të sigurisë me të cilat po përballen aleatët dhe partnerët e NATO-s.

Pistorius caktohet në detyrën e ministrit të Mbrojtjes pasi Lambreht u dorëhoq të hënën, I cili u bë subjekt kritikash për shkak të një sërë gafash dhe problemesh me marrëdhëniet me publikun.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme