Eksplorimi i Pogradecit, të rinjtë vizitojnë shtigjet malore me biçikleta sportive

Sociale | 3 vite më parë

Të rinjtë pogradecarë kanë marrë një nismë mjaft interesante për të vizituar dhe promovuar shtigjet malore të zonës. Ata kanë zgjedhur mountain bike për të ushtruar  pasionin e tyre, ku me biçikleta sportive kanë shkelur monumentet e natyrës dhe të kulturës.

Ky lloj sporti e ofron këtë mundësi me pak vështirësi dhe shumë adrenalinë duke ofruar një pamje tjetër të Pogracedit. Të rinjtë thotë se kjo nisi si një dëshirë vetjake por rrugës iu bashkuan edhe të rinj të tjerë.

Të rinjtë janë mahnitur nga bukuritë që ofron zona duke shkelur territore të pavizituara më herët prej tyre

Nëpërmjet këtij sporti, këta të rinj kanë arritur të krijojnë edhe një bazë të dhënash dhe shtigjesh të cilat iu shërbejnë për promovimin e këtyre zonave edhe për turistët e huaj që janë të apasionuar pas natyrës.

Gazetare: Geralda Sali


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme