Eksportet bujqësore rriten me 8% në 4-mujorin e parë

Eksportet bujqësore u rritën me 8% gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Tregjet Lushnjë –Fier kryesojnë me volumin më madh të tregtisë për këto produkte jashtë vendit, duke zënë rreth 75% të totalit të eksporteve. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se, ecuri pozitive shënojnë të gjitha degët e perimeve. Me rritje të konsiderueshme, të eksporteve janë grupet, si domatja, speci, kastraveci bimët mjekësore dhe perimet e sezonit.
Shqipëria është duke eksportuar produkte në mbi 70 shtete të botës ku kryesojnë vendet e BE-së e të Rajonit, por prodhimet bujqësore shqiptare kanë arritur të kapin edhe tregjet e Lindjes së Mesme.
Përveç subvencioneve me skemën e naftës, qeveria synon të rrisë mbështetjen për fermerët dhe të lehtësojë kostot për fermerët në mënyrë që ata të konkurrojnë me çmimin e produkteve të tyre.
MBZHR bën të ditur se, vetëm këtë vit janë 19 mijë fermerë që marrin naftën pa taksa, ndërsa do të ribëhet dhe njëherë strategjia për të parë se si mund të rritet më shumë ky sektor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




