Elbasan, policia me ‘dorë të hekurt’, arreston 23 drejtues mjetesh, ishin të dehur në timon dhe pa leje drejtimi

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia Rrugore e Elbasanit, bëri të ditur se gjatë muajit nëntor, ka vënë në pranga 23 drejtues mjetesh, nga këta 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, si edhe janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Policia bën të ditur se, kontrollet e shtuara kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.

“Gjithashtu, shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti. Si rezultat, gjatë muajit nëntor, janë ndëshkuar administrativisht në total 8005 drejtues mjetesh. 3465 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara. 1204 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara. 622 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit. 216 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. 760 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë ndëshkuar 70 drejtues që drejtonin automjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike. Po ashtu, janë ndëshkuar 670 drejtues për parkime të gabura. Gjithashtu janë ndëshkuar 998 drejtues automjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.”, thuhet në njoftim.

Policia e Rrugore e DVP Elbasan apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme