”Elias” ngjitet në TKOB në 9 shtator, shfaqja nga kompozitori Feliks Mendelson

Një nga veprat më të shquara nga kompozitori Feliks Mendelson, (Felix Mendelssohn) ‚“Elias“ do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit këtë të shtunë duke premtuar emocione për të gjithë artdashësit.
Muzika dramatike dhe emocionale, me korale të fuqishme dhe melodi të pasura do të vijë nga Orkestra Simfonike, Kori dhe Solistët e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Italian Facundo Agudin dhe Dritan Lumshit.
Dirigjenti Agudin thote se kjo është hera e parë që ngjitet në skenën shqiptare ndërsa fton të gjithë artdashësit ta shohin.
“Elias” sjell rrëfenjën e një figure të rëndësishme biblike, rreth përpjekjeve për të rikthyer besimin në perëndinë e Izraelit, në përballje me 450 profetët e rremë.
Nisur edhe nga rëndësia e kësaj vepre artistike, aktorët janë angazhuar prej kohësh për të sjellë një shfaqje magjike për shikuesit.
Shfaqja “Elias” do të ngjitet në skenë në datën 9 shtator në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Gazetare: Katerina Kule
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




