Emeri revolucionalizoi Premier Ligën

Fitorja në Londër përballë Totenhamit ka qenë e 22-ta për Aston Vilën për vitin kalendarik 2023. Skiadra e nga Birminghami po “përkund” ëndrrën Champions me Uni Emerinë në krye.
Dora e trajnerit spanjoll duke qartazi pasi skuadra në fjalë jo vetëm luan bukur, por është edhe rrezultative duke koleksionuar 77 pikë në 38 ndeshjet me në krye Emerinë.
Spanjolli ka fituar edhe zemrat e tifozëve, të cilët identifikojnë ekipin si “aramata” e Emerisë… “Unai Emery’s claret and blue army”.
Me 22 fitoret e arritura në 2023-in, Unai Emeri ka hyrë në historinë e klubit pasi kurrë mnë parë nuk ka arritur kaq shumë fitore në një vit kalendarik. Ekipi nga Birmingham në Premier Ligë ka grumbulluar 28 pikë në 13 javë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




