Emiratet e Bashkuara Arabe do të lëshojnë licensa për asetet kripto

Emiratet e Bashkuara Arabe, flitet se po përgatiten të lëshojnë një licensë federale për ofruesit e shërbimeve për asetet dixhitale (VASP) deri në fund të këtij tremujori, për të tërhequr kompanitë më të mëdha të kriptove në botë.
Sipas raportit të Bloomberg, u tha se autoriteti përkatës në vend është në fazën përfundimtare për aranzhimet e lejeve që do të mundësojnë funksionimin e këtyre platformave. Binance, shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë për sa i përket vëllimit të tregtimit, mendohet të ketë një prani më të madhe në vend.
Licensimi është tashmë në përdorim në disa rajone. Sipas informacioneve, mësohet se disa zona të ekonomisë së lirë në vend, kanë dhënë tashmë leje për platformat. Sipas informacionit në një raport të publikuar nga qeveria, thuhet se Dubai Multi Commodities Center ka lëshuar 22 licensa, ndërsa Abu Dhabi Global Market ka 6, si dhe Dubai Silicon Oasis Authority ka të paktën një.
Qendra Ndërkombëtare Financiare e Dubait, e cila është qendra e bankave të Wall Street në Lindjen e Mesme, aktualisht nuk ka asnjë leje.
Deri në fund të vitit të kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe kishin përfunduar raportin e vlerësimit të rrezikut me 14 pjesëmarrës të sektorit publik dhe 16 privat për të tërhequr më shumë investime.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




