Emisioni ‘3D’, Curi: Presidenti u mundua të shuajë zjarrin, por zgjodhi momentin e gabuar

Analisti Arjan Curi, në emisionin ‘3D’ në RTSH, në analizën për vajtjen e Presidentit në Kuvend dhe pamundësisë së tij për të folur, u shpreh se nisma ishte e mirë, pasi ai dukej se donte të shuante zjarret, por nuk gjeti momentin e duhur.
“Presidenti u mundua të fikte zjarrin. Këshilltarët nuk e kanë këshilluar mirë për shkak të momentit që ai zgjodhi. Nisma e tij ishte e sinqertë, por e paduhur për momentin. Ai duhej të bënte lëvizjen e fundit, jo të ishte i pari. Bardhi i ka bërë apel të mos shkojë në Kuvend. Zjarri nuk shuhet vetëm se shkon Presidenti në Kuvend. Më dhembi rrëzimi i autoritetit të Presidentit sepse ngeli në paradhomën e Nikollës. Mbase ka strategjinë që të dalë jashtë loje dhe ai tani e ka justifikimin. Thotë: unë erdha, ju s’më latë. Nuk ishte momenti i duhur që ai të shkonte në Kuvend.”, tha Curi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




