Emisioni ‘3D’ në RTSH, Curri: Prokuroria po i shërben Sali Berishës, SPAK varet nga SHBA

Analisti Arjan Curri, në emisionin ‘3D’ në RTSH vlerëson se prokuroria po i bënë një shërbim Sali Berishës, sepse e nisi procedurën me një lajthitje të paparë ligjore kushtetuese.
Sipas tij, organi i akuzës i ka dhënë Berishës fabulën për tu mbrojtur politikisht dhe për ta shpallur veten një martir.
“Prokuroria i shërben interesave, të cilat në këtë rast, nuk dëmtojnë prokurorinë. SPAK nuk është vetëm Rama, SPAK është edhe SHBA, vetëm i pavarur nuk është. Tani këtu do të diskutojmë, gjyqësori është i varur nga Rama, pra nga mazhorancë sikurse ka qënë më parë nga mazhorancë e Berishës, apo është i varur nga SHBA, sepse i pavarur nuk është. Unë besoj se një pjesë e tyre janë të varur nga SHBA, ndoshta kreu i asaj togës, ndërsa të tjerët janë pjesë e mazhorancës. Në këtë rast si në vendet e tjera, po përdoren politikisht kundër Berishës.”, tha Curri.
Berisha ka zgjedhur të pasuroj familjarët e vetë, dhe e kanë të vështirë të lëshoi dhëndrin, tha Curri, ndërsa Rama pasuron shokët e partisë dhe më pas i lëshon.
“SPAK do ja bëj Ramës këtë gjë sapo ai të lëri pushtetin, ndaj dhe Rama bënë çmos që mos ta lëri pushtetin. Unë mendoj që ai po mbron Berishën tani, sepse ky është një precedent i rrezikshëm për Ramën nesër”, u shpreh më tej ai.
Emisioni ‘3D’ në RTSH, Nesturi replikon me Currin rreth sjelljes së SPAK
Ka patur replika në emisionin 3D të së martës. Në fokus ishin analisti Nesturio me avokatin Curri.
Në vlerësimin e zotit Nesturi tashme opinioni pret që llogaritë e politikanëve shqiptarë ti bëjë SPAK.
“SPAK vetë është në fokusin e SHBA. Prokurorët e dinë që po vëzhgohen në veprimtarinë e tyre” tha ai.
Por avokati Curri mendon se sjellja e prokurorëve po shkon pro interesave të Berishës.
“Nuk është sekret që një pjesë e tyre janë jo besnikë të SHBA por mazhorancës”, tha Curri.
Sipas tij Rama i ka dhënë Berishës një proces të parregullt gjyqësor, që mund ta ndihmojë atë të dali me lavdi nga politika.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




