Emisioni “Përballë”, Bregu: “ Partitë politike si sekte fetare, ka shkëputje nga programet dhe idetë”

Politikë | 6 vite më parë

Ish ministrja e Integrimti Majlinda Bregu, që aktualisht drejton Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Bregu i krahasoi partitë politike në këtë fushtë me sektet fetare. 

“Dikur debatet bëheshin për ide, për programe për kahe politike. Pra ku qëndronte e djathta ku qëndronte e majta dhe po mendoja që ka patur më shumë realizim politik në atë kohë se sa ka sot. Sot ka një lloj sektarizmi që e ndjej edhe në këtë fushatë. Ku duket sikur partitë politike janë si ato sektet fetare. Ka shkëptuje nga ideja dhe nga programet dhe I jemi afruar kësaj sektarizmit që rrit polarizimin në një kah më të dëmshëm. Se polarizim kishte dhe atëherë po kishtë për qasje politike sot ka polarizim për individë. Kjo gjë më bezdis.” –theksoi Bregu në Përballë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme