Emisioni “Përballë” në RTSH, Soreca: Shqipëria ka nevojë për një turizëm të qëndrueshëm

Politikë | 5 vite më parë

Në mbyllje të turit trijavor nëpër Shqipëri “Javët e Evropës 2021”, Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, thotë se vendi ynë ka nevojë për një turizëm të qëndrueshëm në mënyrë që të bëhët një destinacion tërheqës për turistët evropian. Në intervistën me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, Soreca mori si shëmbull zhvillimin e bujtinave.

“Turizmi i qëndrueshëm është ai lloj turizmi i cili mund ta bëjë Shqipërinë një destinacion tërheqës. Turistët evropianë në veçanti, por edhe shumë turistë të tjerë, shikojnë pasurinë që ka Shqipëria, asetet, si turizmin malor dhe atë të aventurës, turizmin kulturor. Ky bën dallimin. Për shembull, zhvillimi i bujtinave është shumë më produktiv se sa, për shembull, një hotel dhjetëkatësh në breg të detit.”- tha Soreca.

Ambasadori foli edhe për rëndësinë që ka ruajtja e Lumit Vjosa, i vetmi lum i egër në Evropë. Sipas tij, plani kombëtar për zonat e mbrojtura nuk duhet të fragmentarizohet.

 “Parku është i rëndësishëm për të ruajtur në aspektin afatgjatë një pasuri unike të Shqipërisë. Ne, së bashku me ambasadorët e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian, por edhe me partnerë ndërkombëtarë si Zvicra dhe Japonia, vazhdojmë të jemi në kontakt me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, në mënyrë që plani kombëtar për zonat e mbrojtura të jetë vërtet për zonat e mbrojtura, që të shmangim rrezikun që fragmentizimi ose qasja jo e plotë të ndodhë. Pra, të mos fragmentarizohet kjo gjë, dhe kjo vlen edhe për Vjosën, për parkun kombëtar, dhe vëmendja që është sjellë këtu është shumë e rëndësishme, por tani duhet të kalojmë te faktet.” – tha Soreca në “Përballë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme