Emisioni “Përballë” në RTSH, Soreca: Tirana zyrtare i ka plotësuar kushtet për të marrë datën e Konferencës së parë Ndërqeveritare

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, thotë se Tirana zyrtare i ka plotësuar kushtet për të marrë datën e Konferencës së parë Ndërqeveritare nga Këshilli Evropian. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Soreca tha:
“Sigurisht që ekziston pyetja ose çështja që ka të bëjë me metodologjinë e re, që është dimensioni rajonal, pra ne e dimë që kemi edhe një vend tjetër që po vlerësohet në të njëjtën kohë, që është Maqedonia e Veriut. Edhe për këtë shtet ne kemi arritur në përfundimin që kushtet janë plotësuar, por jemi ende duke bërë biseda me disa Shtete Anëtare në lidhje me këtë çështje. Kështu që ne shpresojmë që në datën 22 qershor Këshilli do të pranojë pikërisht këtë gjë dhe do të japë një datë për organizmin e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Unë mendoj se Shqipëria duhet të fillojë bisedat për anëtarësim dhe fuqia shndërruese e këtij procesi të integrimit evropian – të cilin unë e kam përjetuar vetë, personalisht, gjatë këtyre tri javëve – duhet të ecë përpara, duhet të çohet përpara se kjo është vlera e shtuar e bisedave për anëtarësim.”
Por a mundet Shqipëria të mbetet peng i mosmarrëveshjeve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut apo i një vendi anëtar që thotë le të presim edhe pak? Ambasadori Soreca thotë se Shtetet Anëtare që e kanë bërë të qartë që dëshirojnë që të dyja shtetet të ecin në mënyrë paralele.
“Prandaj Bashkimi Evropian dhe Portugalia që ka presidencën e BE-së po punojnë me Shtetet Anëtare që janë të interesuara për këtë çështje që kjo gjë të vazhdojë të ecë përpara. Ne shpresojmë që kjo do të ndodhë. Shqipëria natyrisht që do të vlerësohet në bazë të meritave të veta. Unë jam i bindur që Shqipëria… pra, Bashkimi Evropian e ka dhënë pasaportën për të ecur përpara dhe ne shpresojmë që të dyja shtetet të ecin së bashku. Më pas do të shikojmë se si do të jenë situatat, por tashmë e gjithë vëmendja është për t’u siguruar që të dyja shtetet, ashtu siç e meritojnë, të ecin së bashku te hapi tjetër, të kalojmë…”- tha Soreca në “Përballë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




