Emisioni “Përballë” në RTSH1-HD, intervista ekskluzive e plotë e presidentit slloven, Borut Pahor

- President, mirëseerdhët në program dhe faleminderit që pranuat të flisnit për televizionin publik Shqiptar. Do të doja të nisja menjëherë me samitin e Brdo Brijunit e kryetarëve të shteteve të rajonit. Ishte fillimisht ideja juaj, e gjeneruar 10 vite më parë, kur ju ishit Kryeministër. Pas një jave samiti do të zhvillohet në Slloveni dhe nëse nuk gabohem Presidenti Macron ka konfirmuar pjesëmarrjen…
– Në fakt, për shkak të një koference me rëndësi që ai duhet të ndjekë në Paris, I duhet të heqë dorë këtë herë, por do të vij në samitin e ardhshëm. Megjithatë ai më ka nxitur që të mos heq dorë nga organizimi, por ta zhvilloj këtë konferencë sepse tani është koha që të tregojmë se si është ideja e zhvillimit të rajonit në kuadër të integrimit europian.
Mund ta sqaroni disi se cila është ideja që keni për të çuar përpara rajonin drejt BE-së?
- Jemi gjendur në një situatë të ngecjes së procesit të integrimit europian nga të dyja anët. Në anën e Bashkimit Europian për shkak të mungesës së vullnetit politik. Ndërsa në anën e shteteve të Ballkanit Perëndimor për shkak të mungesës së vullnetit për reforma. Në dokumentit përfundimtar të këtij Samiti, nëse arrihet konsensusi, është me rëndësi që të nxisim disa gjëra. Të tregojmë se BE I shikon shtetet jo vetëm veç e veç, por edhe si një tërësi. E dyta, që ato shtete janë të orientuara drejt integrimit europian dhe e treta të inspirohet sërish procesi i reformave në këto shtete. Qëllimi ynë është, që nëse vimë në një konsensus, të shohim këto shtete të Ballkanit Perëndimor si një tërësi, të rrethuara nga të gjitha anët prej Bashkimit Europian, por që brenda vetes në një farë mënyre vegjetojnë dhe nuk i takojnë ende këtij komuniteti.
- President, do të doja të citoja një pjesë nga fjalimi juaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut në shtator 2020. Në atë kohë ju paralajmëruat se nëse procesi I zgjerimit I BE vohohet edhe më tej, ideja e kufijëve etnikë mund të përhapet në rajon dhe ato mund të zëvendësojnë kufijtë aktual. Në një farë mënyre, ju keni rezultuar profet në këtë parashikim dhe ndërsa flasim tani kanë dalë “Phanton paper” ose “non-papers” dhe një nga to u quajt dokument slloven, që rivizatonte kufijtë në Ballkan.
– Nuk kam informacione për këtë dhe nuk di të ekzistoj një document I tillë slloven. Unë për herë të parë për një gjë të tillë kam lexuar në media. Kundërshtoj ato ide që janë të shprehura në atë document, kushdo qoftë autori I tij. Këtë e vërteton edhe citimi që sapo bëtë ju, që e kam thënë në Parlmanetin e Maqedonisë së Veriut, ku kam thënë se kufijtë në Ballkan nuk ka kuptim të ndryshohen dhe se këto ide paraqiten për arsye se është ndërprerë procesi I integrimit. Gjëja kyçe në lidhje me pyetjen tuaj, qëllimi dhe mendimi im për futjen në tërësi të rajonit në BE ka rëndësi sepse synon që të largohet qëndrimi klasik ndaj kufijëve në Ballkan dhe në këtë mënyrë të integrohen të gjitha vendet e rajonit.
- President, në mënyrë të përsëritur ju I jeni drejtuar liderëve dhe institucioneve europiane me mesazhin “mos harroni Ballkanin”. Sa është dëgjuar mesazhi juaj në Bruksel?
– Ashtu sic e kemi parë, pandemia ka bërë një shamgie të këtij procesi, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në vetë vendet e rajonit. Në një farë mënyrë është shtyrë ideja për të menduar për procesin e integrimit të këtyre shteteve. Dua të jem I sinqertë, popullata e vendeve të BE-së nuk e shohin me simpati integrimin e Ballkanit. Prandaj unë dëshiroj t’I bind kolegët e mi se integrimi duhet të ndodh, në mënyrë që në shtetet e rajonit të mos ndodhin ngjarje të papritura. Unë mendoj se BE ka aftësinë për të absorbuar shtetet e Ballkanit Perëndimor. Këtu bëhet fjalë për një popullësi të vogël prej disa dhjetra millionë. Nuk ka një numër të lartë popullësie, që mund të ishte problematic, siç do të ishte po të hynte Turqia apo Ukraina.
- President, më lejoni të riformuloj pyetjen. Ju keni thënë, duke ju referuar njerëzve në rajon, se “njerëzit kanë nevojë për më shumë se sa thjesht fjalë. Ata e kuptojnë se Europa është në krizë dhe Europa është e zënë duke u marrë me çështjet e veta, por ata kanë nevojë kanë nevojë për një perspektivë më të mirë”. Pyetja ime është, ndërkohë që flasim, a shohin njerëzit e Ballkanit Perëndimor një perspektivë më të mirë?
– 20 apo 25 vjet pas luftës në Ballkanin Perëndimor ende ekziston kujtesa historike e popujve të Ballkanit lidhur me luftën. Njerëzit e marrin anëtarësimin në Bashkimin Europain si mundësi që e shkuara të mos përsëritet më. Nëse njerëzit në rajon, pas një kohe, përjetojë një zhgënjim nga reformat e integruese dhe Bashkimi Europian, atëherë këtu mund të vij një ideologji tjetër, që mund të ketë pasoja të tilla, që askush prej nesh nuk dëshiron as t’I mendoj. Nuk do të ishte e çuditshme, që nesër, pasnesër apo pas 50 vjetësh edhe udhëheqësve të këtyre shteteve t’ju duket se nuk ka më kuptim të kryejnë reforma. Për këtë arsye e shoh samitin e Brdo Brijunit si një mundësie shumë të madhe të paraqitjes së një ideje të re të angazhimit.
Në vitin 2008 kur Sllovenia mori për herë të parë Presidencën e BE-së dhe Kosova shpalli paravarësinë, vëzhgues të rajonit thanë “ndonëse Sllovenia nuk është një vend I madh, sllovenët, kur vjen fjala për rajonin, e dinë se çfarë thonë..”. Sa ndryshe ështëë këtë herë, ndërsa Sllovenia do të marr Presidencën e BE-së në 1 Korriku?
- Me siguri që prej vitit 2008 deri sot, janë kualifikuar edhe shumë shtete të tjera për njohjen e problemeve të Ballkanit. Jam i bindur se Sllovenia nuk është e vetmja që e ka tagrin e njohjes së këtyre problemeve. Por ende ekzistojnë disa gjëra që ne na kualifikojnë në mënyrë të veçantë. Përpos popullatës së Shqipërisë, me gjithë njerëzit e tjerë në rajon, kemi pasur një traditë të përbashkët, një traditë një gjysmë shekulli e më shumë. Njohim gjuhën, njohim kulturën, ata njerëz ne i duam. Ndaj tyre nuk ndjejmë vetëm një afërsi njerëzore, por edhe një përgjegjësi morale. Pra, kemi të bëjmë edhe me një njohje emocionale, të cilën njojhësit e sotëm të problemeve nuk e kanë, ndërsa sllovenët e mbajnë ende të gjallë.
Siç thatë edhe ju Sllovenia është një pozicion unik në rajon, anëtare e BE-së, anëtare e NATO-s, ka marrëdhënie miqësore me të gjatë vendet e tjera të rajonit, përfshirë Shqipërinë. A është Ljubljana e gatshme të luajë një rol më aktiv në zonat ku ka konflite të ngrira në rajon?
- Siç e thashë më parë, kemi një qëndrim sa emocional, edhe moral, sepse përndryshe nuk do t’I besoja vetes të organizoja një samit të tillë si ai I Brdo Brijunit, pa patur bindjen se do të arrija diçka të till edhe pse koha është shumë problematike dhe sfiduese, Dhe vërtet na ndihmon fakti që me gjithë popujt apo shtetet e rajonit kemi marrëdhënie miqësore. Nuk kemi probleme apo interesa të veçanta me ndonjë nga këto vende.
- President, çfarë mësimi kyç mund të nxjerrë Shqipëria nga procesi I shpejtë dhe I suksesshëm I anëtarësimit të Sllovenisë në BE në 2004-ën?
– Pjesërisht është e vërtetë se integimi I Sllovenisë në BE është pritur me simpati të madhe. Por më duket se nuk është mirë që këto reforma të bëhen vetëm për integrimin në Europë. Duhet të jetë edhe diçka e brendshme që të na shtyjë ne që t’I pranojmë ato rregulla.
Pyetja e fundit z. President. Mosmarrëveshjet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Sllovenisë janë 0. Pse mungesa e mosmarrëveshjeve të mos plotësohet me më shumë shkëmbime tregtare dhe bashkëpunim ekonomik?
- Ne angazhohemi, çdo ditë e më shumë ka interesim nga të dyja anët që të zhvillohet ky bashkëpunim. Është e vërtetë që me ju si shtet nuk kemi patur marrëdhënie të tilla, siç ka ndodhur me shtete të tjera. Por besoj që çdo ditë e më shumë gjërat do të përmirësohen në këtë drejtim. Do të thoja edhe një gjë për Slloveninë. Në Slloveni ka shumë njerëz që vijnë nga Kosova dhe Shqipëria. Ata janë njerëz shumë punëtor, kanë një etikë të lartë në punë, gëzojnë respektin e sllovenëve dhe janë qytetar tejet luajal në kuptimin më të mirë të fjalës dhe vërtet ekziston një farë simpatie e ndërsjelltë dhe miqësi, gjë që është e rëndësishme dhe për marrëdhëniet e mëtejshme mes Sllovenisë dhe Shqipërisë.
- President faleminderit që ishit sonte në program.
– Faleminderit!
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



