EMRAT/ LSI dorëzon listat e kandidatëve në KQZ, Kryemadhi kryeson në Tiranë, Fier e Elbasan

Politikë | 6 vite më parë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë ndër partitë e para që ka dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për 12 qarqet që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo që vihet re është se vetë kryetarja  e LSI, Monika Kryemadhi do të kryesojë listën në 3 qarqe, atë të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. Emrat në listë kryesojnë drejtuesit politik të qarqeve , të cilët janë vendosur të gjithë në zonë të sigurt.

LSI dhe PD do të bashkëpunojnë në qarkun e Dibrës dhe të Kukësit, për të mbështetur kandidatë e PD dhe kjo është vënë re me emërimin në krye të listës së LSI persona që nuk janë të njohur në mënyrë që votat të shkojnë tek kandidati i PD-së. Në qarkun e Kukësit i pari në listë është Erblin Bulica, ndërsa në Dibër i pari në listë është Hajri Laçi.

Prezantimi i listës është bërë nga vetë Kryemadhi e cila theksoi se  këto lista kanë bashkuar persona me vlera shoqërore, profesionale dhe morale që sipas saj do i sjellin fitoren partisë.  

‘Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale. Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera. Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin.’- tha Kryemadhi.

 Kryesuesit në 12 qarqe

Në Shkodër i pari i listës është Agron Çela

Në Vlorë i pari në listë është Luan Rama

Në Tiranë e para në listë është Monika Kryemadhi e pasuar nga Erisa Xhixho djhe Petrit Vasili

Në Lezhë i pari në listë është Viktor Tushaj

Në Kukës i pari në listë është Erblin Bulica

Në Gjirokastër i pari në listë është Vangjel Tavo

Në Korçë i pari në listë Endrit Braumllari

Në Elbasan e para në listë është sërish Monika Kryemadhi e ndjekur nga Altin Toska dhe Ermir Gjinishi

Në Dibër i pari në listë është Hajri Laçi

Në Fier sërish Monika Kryemadhi kryeson duke u ndjekur nga Kejdi Mehmetaj dhe Klajdi Bodganaj

Në Berat i pari në listë është Ardit Çela

Në Durrës e para në listë është Elona Guri

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme