Erdogan: Njohja e gjenocidit Armen nga SHBA-të prish marrëdhëniet tona

Botë | 6 vite më parë

Gjatë Luftës së Parë Botërore, turqit otomanë vranë dhe dënuan 1.5 milionë armenë – një minoritet i krishterë në perandorinë me shumicë myslimane.

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan ka dënuar njohjen e gjenocidit armen nga Joe Biden. Ai tha se vendimi ndikon në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në një fjalim televiz, Erdogan tha: “Kombit turk nuk mund t’i vendosni etiketën e gjenocidit”.

Më 24 prill Biden u bë presidenti i parë i SHBA-ve që njohu masakrën dhe dëbimin e armenëve të epokës së Luftës së Parë Botërore në ditët e fundit të Perandorisë Osmane, duke e cilësuar si gjenocid.

Administratat e mëparshme të SHBA-ve e kanë shmangur përdorimin e termit gjenocid. Erdogan tha se qëndrimi turk për këtë çështje është se ajo duhet t’u lihet historianëve dhe jo politikanëve.

Për disa vjet rresht Turqia është zotuar se do të hapë arkivat e saj për të adresuar çështjen. Gjatë Luftës së Parë Botërore, turqit otomanë vranë dhe dënuan 1.5 milionë armenë – një minoritet i krishterë në perandorinë me shumicë myslimane.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme