Erdogan: Nuk jam dakord me qasjen negative ndaj Putinit

Presidenti turk Taip Erdoan ( Tajip Erdogan) tha se nuk pajtohet me qasjen negative që liderët e tjerë tregojnë ndaj homologut të tij rus Vladimir Putin.
“Udhëheqësit dhe kryeministrat kanë qasje negative ndaj Putinit.Sigurisht, ne nuk e mbajmë apo pasqyrojmë këtë qëndrim. Unë gjithashtu nuk i gjej të sakta këto qasje, sepse Rusia nuk është një vend i rregullt,” shtoi ai.
Ai vlerësoi gjithashtu vendin e Moskës si një lider botëror.
“Për sa i përket prodhimit të grurit, Rusia është një nga vendet e pakta në botë tani. Tani, nuk mund të shpërfillësh një vend si ky,” tha ai.
Anëtari i NATO-s, Turqia ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Moskën dhe Kievin që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar dhe zoti Erdogan gëzon një marrëdhënie të ngushtë personale me Vladimir Putin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




