Erion Veliaj vizitë në SHBA/ Kryebashkiaku i Tiranës flet për RTSH mbi projektet e ardhshme në sport

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha nga Nju Jorku gjatë një interviste për gazetaren e RTSH- së Blerta Tafani, se ndihet krenar që Tirana tani ftohet në çdo aktivitet ndërkombëtar. Kjo tha Veliaj ndodh sepse qyteti është zhvilluar me hapa të mëdhenj vitet e fundit.

“Ftohemi në të gjitha këto aktivitete për vetë faktin se Tirana sot është shumë i mirëjetueshëm. Kemi punuar me disa nga trajnerët më të mirë. Kemi marrë disa vendime të drejta, për sportistës tanë duke i vlerësuar suksesin duke i krijuar kushtet plus dhe bonusi i dhënë”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë vizitoi dhe ekipin kombëtar olimpik që po stërvitet në Ohajo për Lojrat Olimpike Paris 2024.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme