Euro U-17 në RTSH/ Kamara shkëlqen në fitoren e Belgjikës përballë Republikës Çeke

Falë dy golave të Kamara (24′, 42′) dhe një të Gielen (45′) Belgjika e moshave deri 17 vjeç ka marrë një fitore të lehtë përballë Republikës Çeke. Ndeshja e transmetuar në RTSH Plus u dominua nga të besuarit e Bob Broëaeys, të cilët vendosen fatet e duelit në fraksionin e parë.
Në 45’ e dyta në “Niko Dovana” ekipi çek u mundua që të kundërpërgjigjej duke gjetur golin e nderit falë Čížek (65′). Pas dy takimesh Belgjika udhëheq Grupin B me katër pikë ndërsa Republika Çeke mban vendin e katërt me 0 pikë.
Takimi tjetër i këtij grupi është ai mes Italisë dhe Anglisë, të cilat do të ndeshen pas pak çastesh në “Egnatia Arena”. Ndeshjen në fjalë do të keni mundësi ta ndiqni në RTSH Plus duke nisur nga ora 20:30.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




