Euro U-17 në RTSH / Shqipëria gati për ndeshjen e parë ndaj Portugalisë

Shqipëri 2025 | 1 vit më parë

Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e parë historike në Kampionatin Europian U-17 kundër Portugalisë.

Ekipi mbylli pasditen e djeshme përgatitjet. Të gjithë lojtarët, nën urdhrat e trajnerit Andrea Tedesko, u stërvitën normalisht dhe janë të gatshëm për sfidën me luzitanët.

Ndeshja e parë e Grupit A, Shqipëri – Portugali, zhvillohet sot në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 18:00.

Përballja tjetër e Grupit A, Gjermani – Francë, luhet po sot në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:30. Biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 vazhdojnë të shiten online në ebileta.al. Në “Arenën Kombëtare” pritet një atmosferë shumë e zjarrtë për ndeshjen e parë të Shqipërisë, ku përpara fillimit të takimit do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e hapjes së Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme