Evropë, dhjetëra miliona njerëz përballen me kufizime të ashpra

Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Evropën po përballen me kufizime më të ashpra të koronavirusit, që hynë në fuqi në fundjavë, ndërsa vendet në të gjithë rajonin luftojnë për të ulur normat në rritje të infeksionit. Një bllokim dy-javor hyn në fuqi në orën 6 pasdite, me kohën lokale të Uellsit, ku të gjithë, veç punëtorëve në sektorët kritik, do të jenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.
Kufizimet janë më të vështirat që janë parë në Uells, që nga pranvera, kur Mbretëria e Bashkuar u godit keq në valën e parë të infeksioneve që përfshiu Evropën. Kufizime të reja hynë gjithashtu në fuqi të premten në mëngjes në rajonin e Mançesterit të Anglisë veriore.
Rajonet në Itali, Francë, Spanjë, Gjermani kanë vendosur gjithashtu kufizime të lëvizjes së qytetarëve, në një përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve. Dhe Sllovakia ka njoftuar kufizime të rrepta të reja në lëvizjen dhe aktivitetet e njerëzve nga e shtuna. Irlanda të enjten u bë vendi i parë në Evropë që rivendos një bllokim kombëtar. Masat irlandeze, të cilat ndalojnë tubimet shoqërore dhe u kërkojnë njerëzve të punojnë nga shtëpia nëse nuk ofrojnë një shërbim thelbësor, do të qëndrojnë në vend për gjashtë javë. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




