F1, Brawn: Bukur të shohësh Ferrarin në rritje

Formula 1 | 6 vite më parë

“Ferrari kishte një kohë të vështirë, por ishte një ditë shumë e qëndrueshme në Imola dhe është bukur ta shohësh duke u rritur. Jam i sigurt që ata do të dëshironin të merrnin edhe një të dhjetën ose dy nga makina, gjë që do t’i bënte ata të luftonin për podiumin të dielën, por ata padyshim që po shkojnë në drejtimin e duhur”. Kështu flet Ross Brawn, menaxheri i përgjithshëm i Formula 1, për rritjen e ekipit Maranello. Asnjë podium për Ferrarin në Grand Prix Imola, përfundoi në vendin e katërt me Charles Leclerc dhe në të pestin me Carlos Sainz.

Brawn, në analizën e tij post GP, përqendrohet në betejën midis Mercedes dhe Red Bull: “Beteja midis Verstappen dhe Hamilton do të jetë një luftë e vështirë për kampionatin, e cila është fantastike për Formula 1 – pranon ai -. Ata janë dy djem në faza shumë të ndryshme të karrierës së tyre, duke u përballur me njëri-tjetrin me makina që përputhen shumë mire. Kjo mes tyre ka gjithçka për të qenë një betejë titanike”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme