F1 Ferrari, Sainz: Nuk e mendoja se do të isha kaq emocionuese

“Nuk e dija se do të ishte kaq emocionuese, që në momentin kur hynni në ambjentet e cirkuitit në Maranello, aty ku përballesh me historinë. Emocione special, të paharruara”.
Carlos Sainz tregon emocionet e ditëve të para të punës me një Ferrari. Piloti nga Madridi, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, nuk i fsheh emocionet: “Megjithëse isha shumë nervoz, kam kam bërë gjumë të mirë, 7 apo 8 orë. Jam zgjuar në 6.30, kishim shumë takime. Kur u zgjova isha pak nervoz, por më pas u përqëndrova totalisht te objektivat”.
Në total, spanjolli ka realizuar 150 xhiro, në timonin e SF71H, makina e përdorur në Botërorin e vitit 2018 në Formula 1. “Është e dobishme në shumë aspekte të ngasësh një makinë të tre sezoneve më parë. Si të filloni të mësoni të përdorni timonin e një Ferrari, të gjithë janë gjithmonë të ndryshëm”, pranon Sainz.
Kontaktet e para me ekipin: “Përshtypjet e para janë të vështira për tu përcjellë. Ishte një ditë plot ndjesi të veçanta, duke filluar me punën e bërë me inxhinierët, një ditë pozitive. Fillova të punoj me inxhinierët dhe mekanikët, në start, në timon”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




