F1 / NË RTSh DERI NË 2023-n

Formula 1 | 6 vite më parë

Formula 1 dhe RTSH, një binom fitues dhe emocionues, që do të vazhdojnë bashkëpunimin, të paktën, edhe për tre sezonet e ardhshme të botërorit të shpejtësisë ekstreme. Sezoni që do të nis më 28 Mars do të jetë edhe i katërti i transmetuar radhazi nga ekrani publik shqiptar, duke vazhduar në këtë mënyrë një lidhje të ngushtë të rinisur në 2018-n dhe do të mbetet një pikë referimi për gjithë ndjekësit e garave të shpejtësisë. F1, që vjen pas një sezoni të vështirë, për shkak të emergjencës shëndetësore, ka ofruar gjithnjë spektakël në garat e saj, duke lënë gjithnjë një dritare paqartësie dhe rrjedhimisht emocione të forta që pritet të jenë edhe më të shumta në sezonin 2021 dhe ato të ardhshme. Një sezon ai që pritet të nis më 28 Mars në Sakir në pistë dhe në ekranin e RTSH në televizor, pritet të ofrojë aspekte të shumta interesante, duke filluar nga dominuesi i viteve të fundit Ljuis Hemilton, legjenda e gjallë e F1, që sapo ka rinovuar sërish me Mercedez një kontratë multimilionare dhe kërkon të thyej rekorde të tjera në karrierën e tij. Verstapen mbeten rivali i tij numër 1, me Red Bullin të motorizuar Honda, në kërkim të konfirmimit përfundimtar. Një sezon që do të shënoj rikthimin e mbiemrave të mëdhenj, Alonso me Alpin-Reno dhe Shumaker Xhunior me Has-Ferrari. Sigurisht që nuk do të mungojnë protagonistë të tjerë Fetel, Riçiardo, Perez, hyrjet e markave të reja, Alpin, Aston Martin, por mbi të gjitha me dëshirën dhe vullnetin e Ferrarit për t’i dhënë fund një agjerimi që zgjat prej 14 vitesh, një makinë që i është besuar Leklerk dhe afrimit të ri, Karlos Sainc. Të gjithë dhe gjithçka në pritje  të ndryshimeve të mëdha të rregullores teknike dhe sportive të 2022-t, dhe gjithçka do të vijë për ju, me cilësinë dhe profesionalizmin e RTSH-s, gati me skuadrën e saj t’iu argëtojë nga 28 marsi, për 23 fundjava dhe për tre vitet e ardhshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme