F1, Verstappen: Me Red Bull edhe në të ardhmen. Hamilton? Të

Formula 1 | 6 vite më parë

Max Verstappen dhe Leëis Hamilton janë dy protagonistët e këtij fillimi të kampionatit botëror 2021 në Formula 1. E shkuara dhe e ardhmja përballen me njëra-tjetrën, por lufta për kampionatin botëror përfaqëson të tashmen për të dy; prova është e gjitha në përplasjen në kthesën e parë të Imola, me të cilën holandezi ka treguar se nuk ka asnjë lloj frike para legjendës së Formula 1.

I ngacmuar për këtë, megjithatë, Verstappen preferoi të mbajë tonet të ulëta: “Kemi një vit të gjatë përpara, nuk dua të mendoj shumë për Hamilton, unë jam i përqendruar vetëm në këtë fundjavë, ne duam të shkojmë sa më të fortë që të jetë e mundur, do të përpiqemi të shmangim përplasjet”, fjalët e tij.

Nuk është vetëm Hamilton dhe Portugalia në mendimet e Verstappen, por edhe e ardhmja që është paralajmëruar me ngjyrat e Red Bull: “Ndihem mirë brenda kësaj skuadre, jam i qetë këtu. Shpresojmë të vazhdojmë të punojmë së bashku për vitet që vijnë. Ne mund të jemi të fortë në të gjitha cirkuitet, Portugalia është një pistë shumë e ndryshme nga Sakhir dhe Imola”.

“Ne duhet të gjejmë një konfigurim të mirë për këtë pistë, do të bëjmë çmos që të kemi një fundjavë të mirë ”, përfundoi Verstappen, i bindur se Red Bull është skuadra e duhur për t’u kurorëzuar kampion bote.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme