F1, Wolff ‘fshin’ Verstappen: Nuk është një opsion për Mercedes

Formula 1 | 6 vite më parë

“Verstappen është një pilot shumë i impenjuar me Red Bull, për këtë arsye, nuk është një opsion për Mercedes. Unë jam gjithashtu shumë i kënaqur me dy pilotët e mi.” Kështu, Toto Wolff, drejtori i ekipit të Shigjetave të Argjendta, ka bërë të qartë se piloti hollandez nuk hyn në planet e tyre të ardhshme. Për momentin ai ka alternativa të tjera në rast nevoje.

 “Nëse do të kishte një ndryshim gjenerate në të ardhmen (duke iu referuar largimit të Leëis Hamilton ose Valtteri Bottas), George Russel dhe Esteban Ocon do të ishin zgjedhjet e para” thotë Wolff në një intervistë për Motorsport-Magazin.com raportuar nga gazeta spanjolle As. E ardhmja e Verstappen, gjithsesi, mbetet solide në shtëpinë e Red Bull. Kjo është e dukshme dhe në fjalët e fundit të menaxherit anglez Christian Horner, në faqen zyrtare të F1: “Max sapo ka mbushur 23 vjeç, ai tashmë ka përvojë të madhe dhe vazhdon të rritet si pilot. Kjo pjekuri mund të shihet tashmë në makinë, në gara, dhe unë mendoj se më e mira për të nuk ka ardhur akoma”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme