Fauci: Rikthimi në normalitet deri në fund të vitit

Një shkallë e konsiderueshme e normalitetit mund të rikthehet deri në fund të vitit, por jo normaliteti i nëntorit 2019, deklaroi Anthony Fauci, eksperti amerikan për sëmundjet infektive në një intervitës për CNN.
SHBA-ja administron rreth 1,5 milionë vaksina në ditë kundër COVID-19, por pritet një përshpejtim deri në prill.
“Është e mundur që amerikanët të jenë të detyruar ta mbajnë maskën deri në 2022”, shtoi Fauci duke bërë thirrje për kujdes në vlerësimet dhe parashikimet sepse ndryshimet janë të shumta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




