FBI hap hetime ndaj kryebashkiakut të Nju Jorkut

Botë | 3 vite më parë

Byroja Federale e Hetimit ( FBI ) ka sekuestruar telefonat e kryebashkiakut të nju jorkt Erik Adams (Eric Adams), si pjesë e një hetimi për financimin e fushatës së tij.  

Stafi i Adamsit bëri të ditur se dy i phonë dhe një i pad u morën nga agjentët  mbrëmjen e së hënës që lamë pas. Nju Jork Tajms ka raportuar se hetimi i FBI-së është ndërmarrë për të zbuluar nëse fushata e Adams ka komplotuar me qeverinë turke për marrjen e donacioneve të jashtëligjshme nga jashtë. 

Adamas 63 vjeç mohon të ketë kryer ndonjë vepër penale. “Si ish anëtar i forcave të zbatimit të ligjit, pres stafi im të zbatojë ligjin dhe të bashkëpunojë me çdo lloj hetimi. Nuk kam asgjë për të fshehur” u shpreh në një deklaratë, Adams, një demokrat dhe ish kapiten policie. 

Lajmi për hetimin u bë i ditur javën e shkuar pasi FBI bastisi banesën e një ish ndihmëseje të Adamsit që e ka ndihmuar këtë të fundut të mbledhë fonde.  Agjentët gjithashtu kanë ndërmarrë kontrolle në banesa dhe biznese të tjera në nju jork.  Hetuesit tashmë po përpiqen të zbulojnë nëse fushata e Adamsi ka kmplotuar me qeverinë turke apo individë që kanë lidhje me Turqinë  dhe nëse në këmbim të donacioneve ka favorizur atë vend apo individët në fjalë, duke shkelur ligjin e financimit të fushatës.  Sipas këtij ligji, nuk lejohen donacione nga shtetas të huaj në fushatat që ndërmerren në SHBA. 

Gazetare Elda Pepa

       
/ rtsh.al / 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme