FBI kap rrjetin e spiunazhit/ Rusia hakeroi 50 vende dhe NATO-n për 2 dekada

FBI ka bërë të ditur se ka kapur një rrjet kompjuterash të hakuar që spiunët rusë i kanë përdorur prej vitesh për të vjedhur informacione të ndjeshme nga të paktën 50 vende, përfshirë qeveritë e NATO-s.
Kjo lëvzije e FBI-së duket të jetë një goditje e madhe për shërbimin e brendshëm të inteligjencës ruse, FSB , e cila dyshohet se ka përdorur mjetin e sofistikuar të hakerimit për të depërtuar në agjencitë diplomatike dhe ushtarake të SHBA dhe perëndimore për gati dy dekada.
Kjo është lëvizja e fundit e Departamentit të Drejtësisë për të synuar në mënyrë më agresive rrjetet e huaja të spiunazhit duke përdorur mjete të krijuara me porosi të FBI-së.
FBI me anë të urdhrit të gjykatës ka ndërprerë aksesin e rusëve në rrjetin e kompjuterëve në SHBA që hakerët po përdornin për të shftrytëzuar informacionin e vjedhur në të gjithë botën dhe përsëri në Rusi.
“Operacioni i FBI-së dhe këshillimet publike të SHBA-së mbi mjetin e hakerimit do ta bëjnë “të vështirë ose dhe të paqëndrueshme” për FSB-në që ta përdorë përsëri në mënyrë efektive”, tha një zyrtar i lartë i FBI-së në një telefonatë me gazetarët të martën.
Operativët e FSB-së, përdorën mjetin e hakerimit për të “qasur dhe shfrytëzuar dokumente të ndjeshme të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe komunikime të tjera diplomatike”.
Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj interesimit të mediave.
Grupi rus i hakerëve që synonte FBI-në, i njohur si Turla, besohet gjerësisht nga ekspertët si një nga njësitë më elitare të spiunazhit kibernetik në shërbimet e inteligjencës ruse.
Vitet e fundit, hakerët janë vëzhguar duke hyrë në rrjetet e ministrive të jashtme dhe parlamenteve në Evropën Lindore për të mbledhur informacione të inteligjencës mbi kundërshtarët rusë.
Grupi rus ka shfrytëzuar edhe punën e agjencive të tjera të spiunazhit. Në vitin 2018, Turla ka përdorur një mjet hakerimi iranian për të pasur akses në rrjetin e një qeverie të vendeve të Lindjes së Mesme.
“Operativët e Turlas janë profesionistë të vërtetë” tha Guerrero-Saade, i cili është drejtor i lartë i SentinelLabs, krahu i kërkimit të firmës së sigurisë SentinelOne.
Reputacioni i Turlës si një nga ekipet kryesore të hakerëve të Kremlinit ka frymëzuar studiues dhe gazetarë për të gjurmuar hakerat, transmeton BBC.
Një hetim i vitit 2022 nga transmetuesi publik gjerman Bayerische Rundfunk gjurmoi disa operacione të Turlas në një kompani të lidhur me FSB në qytetin rus të Ryazan, rreth 120 milje në juglindje të Moskës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




