Federata e Futbollit arrin akordin me Tuchel, sot zyrtarizohet rinovimi deri në 2028-ën

Federata e Futbollit ka gjetur akordin me Thomas Tuchel, i cili do të rinovojë kontratën e tij me “Tre Luanët” deri në 2028-ën.
Kontrata aktuale e telknikut gjerman skadin në fund të Botërorit 2026.
Zyrtarët e Federatës së Futbollit kanë vlerësuar performancën e treguar nga Anglia nën drejtimin e Tuchel dhe kanë menduar që t’i prezantojnë një akord të ri.
Siç dihet për shërbimet e gjermanit kishte shprehur interes të fortë edhe United, të cilët pas shkarkimit të Amorim janë në kërkim të një trajneri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




