Fenomeni bën formacionin ideal, por “snobon” Ronaldon

Luis Nazario de Lima i njohur me nofkën Ronaldo zbuloi ekipin e tij të ëndrrave të të gjitha kohërave dhe siç ndodh gjithmonë habiti jo pak duke lënë jashtë Kristiano Ronaldon.
Në portë, ish-sulmuesi i Interit, zgjodhi Xhanluixhi Bufonin ndërsa në mbrojtje përzgjodhi lojtarë si Kafu, Franc Bekenbauer, Paulo Maldini dhe Roberto Karlos.
Në dyshen përpara mbrojtjes Ronaldo bashkoi Ziko me të ndjerin Diego Maradona. Por surpriza e vërtetë vjen në katërshen sulmuese. Krahas vetes të vet janë shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Mesi, Pele dhe Ronaldinjo.
Mediet kanë trumbetuar zgjedhjen e “Fenomenit” pasi preferoi që të linte jashtë ekipit të ëndrrave Kristiano Ronaldon, i cili ka mbi 800 gola në karrierën e tij.
Formacioni i Ronaldos, 4-2-4: Bufon; Kafu, Bekenbauer, Maldini, Roberto Karlos; Ziko, Maradona, Mesi, Ronaldinjo; Ronaldo, Pele.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




