Fershtapen i pandalshëm, “pole” edhe në Abu Dabi

Maks Fershtapen dhe Red Bull nuk kanë rivalë në këtë kampionat duke dominuar edhe në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dabit. Eventi, i cili është një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar, është dominuar nga binomi fitues i këtij sezoni të Formulës 1.
Në kualifikueset e treta holandezi përshkroi pistën me kohën më të shpejtë 1:23:445 duke lënë pas Sharl Lëklerk dhe Lukas Piastrin.
Sa i përket Ferrarit, provat zyrtare të Çmimit të Madh të Abu Dabit, nisën keq pasi Karlos Sainz u eleminua në kualifikueset e para duke marrë vendin e 16-të në startin e garës së nesërme.
Çmimin e Madh të Abu Dabit do të keni mundësi ta ndiqni nesër në orën 14:00 në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




