Fershtapen pa rivalë, feston titullin me triumf në Katar

Maks Fershtapen duket se ka festuar pa alkool për titullin e tretë botërorë të fituar ditën e djeshme në Garën Sprint. Ai u paraqit sot në Çmimin e Madh të Katarit më i përqëndruar se kurrë. Piloti holandez i Red Bull dominoi garën që nga kthesa e parë deri në vijën e finishit.
Në Losail të vetmit që mundën të “festonin” me veturën e holandezit ishin pilotët e McLaren. Oskar Piastri dhe Lando Norris, ashtu sic bënë dy javë më parë, edhe sot morën vendin e dytë dhe të tretë në pod.
Në vendin e katërt kaloi finishin Xhorxh Rasëll, i cili ishte protagonist në këtë garë pasi nxorri jashtë piste shokun e ekipit, Ljuis Hamilton. Ndërsa në vendin e pestë përfundoi garën piloti i Ferrari-t, Sharl Lëklerk.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




