Fershtapen: Titulli për konstruktorë ishte qershia mbi tortë

Gjithçka ishte e lehtë për Maks Fershtapen në Suzuka. Me një garë perfekte dhe i pashqetësuar nga asnjë pilot tjetër, ai jo vetëm fiton Çmimin e Madh të Japonisë por edhe i dhuron titullin e gjashtë botëror për prodhues makinash, ekipit të tij. “Ishte një fundjavë e jashtëzakonshme, makina ime po shkonte mirë, por më e rëndësishme ishte arritja e titullit botëror për prodhues makinash. Unë jam krenar për të gjithë njerëzit që punojnë në ekipin tonë” – tha piloti holandez.
Ndërsa drejtori i Red Bull-it, Kristian Horner nënvizon meritat e Hondës. “Garë fantastike por mbi të gjitha viti fantastik, më i miri ndonjëherë. Punë e shkëlqyer nga ekipi në garë dhe siguria që na jep Honda. Për Maks, mund të them vetëm se ai është në një nivel më të lartë se të tjeret”, tha austriaku.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




