Fest 62, Myfarete Laze: Lam pas një gur të çmuar në murin e artit shqiptar

Myfarete Laze, një nga këngëtaret e njohura të muzikës shqiptare, si dhe një nga protagonistet për një kohë të gjatë nëpër Festivale, ka ndarë emocionet e saj të ngjitjes për herë të parë në skenën magjike të muzikës shqiptare në “Para shfaqe” me moderatoren, Arjola Shehu.
“Emocionet për Festivalin janë gjithënjë të reja pavarësisht moshës. Më vjen mirë që e hap këtë natë të Fest 62 me këngën “Pragu i vegjëlisë”. Ato emocione nuk harrohen kurrë sepse ishte dhe hera e parë që ngjitesha në skenë. Mendoj se lam pas një gur të çmuar në murin e artit shqiptar. E kishim rrugën e hapur edhe nga këngëtarët më të vjetër. Këngëtarët e rinj e mbajnë gjallë Festivalin ndër breza”, tha Laze.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




