Festa e shegës në Lezhë, eventi i kthyer në traditë, promovon vlerat e këtij produkti

Sociale | 3 vite më parë

Në Lezhë u organizua festa e shegës, një traditë që i kushtohet frutit mjaft të kultivuar në zonë, e që po pasuron gastronominë e restoranteve duke u përfshirë në gatime të ndryshme. Në panairin e zhvilluar në qendër të qytetit u ekspozuan gatimet tradicionale si dhe etnografia e këtij rajoni.

“Bëjmë sorbeton e bëjmë me shegë të egër, pastaj kemi aperitivin, kemi 3 vitet e fundit që kemi futur edhe djathin me qumësht lope të stazhonuar për një muaj në shegë të egër”, tha një qytetar.

Simbol i rajonit të Lezhës, gjendet e kultivuar në bahçet e fermerëve por dhe në gjendje të egër në natyrë.

Kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, foli për mbështetjen e nevojshme ndaj fermerëve që së fundmi kanë nisur të shtojnë sipërfaqet e kultivuara.

“Ne si bashki përveç aktiviteteve të këtij lloji që synojnë ta promovojnë dhe ti dedikojnë një ditë na duhet që t’ju rrimë afër edhe fermerëve me të gjithë mundësitë që kemi duke pasur parasysh edhe projektet që financohen nga Bashkimi Evropian ku dhe qeveria ka pjesën e vet”, tha kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Nderu.

Eventi kulturor i titulluar “Shega Fest”,  u gërshetua me këngë dhe valle.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme