Festa e teqesë së Ali Postivanit, mesazhe paqeje dhe mirësie nga besimtarët bektashinj

Sociale | 2 vite më parë

Besimtarët bektashinj festuan këtë 14 maj, ditën  e themelimit të Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan të Përmetit.

Të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit dhe me një bagëti me vete, si simbol për të nderuar shenjtorët e kësaj teqeje, besimtarët kanë uruar për më shumë paqe e shëndet. 

Baba Hekurani, në mesazhin e tij kushtuar të gjithë besimtarëve tha se “dyert e kësaj teqeje janë gjithmonë të hapura, jo vetëm për bektashinjtë por për të gjithë shqiptarët kudo që janë”. 

Historia e teqes së Alipostivanit  lidhet edhe me bashkëpunimin e ngushtë me teqenë e Frashërit, si dhe  ruajtjen dhe zhvillimin e traditave bektashiane.

Ky objekt fetar  përveçse ka vlera shpirtërore për besimtarët bektashianë , shihet edhe si një vlerë e shtuar kulturore e turistike në thesarin e vlerave përmetare dhe të Parkut Kombëtar të Vjosës  për vizitorët vendas dhe të huaj.

Gazetare: Leonida Kociu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme